Punimet në Unazës Lindore, ARRSH: Të shtunën bllokohet qarkullimi në aksin Shkozë-Farkë
14 Dhjetor 2023, 15:25 / AKTUALITET

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve se ditën e shtunë do të bllokohet qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.
Bllokimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për shkak të vijimit të punimeve në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozës.
Ndërkohë, bëhet me dije se kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht. Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

