Reagon Tabaku/ Regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta

12 Shtator 2022, 10:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reagon Tabaku/ Regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3

Nisin sot shkollat në Shqipëri duke sjellë reagime të ndryshme për situatat në të cilat nxënësit hasin vështirësi dhe pengesa. Gjëndja e librave falas dhe kushtet e disa shkollave kanë qënë revoltë kundër qeverisë.

Në një postim të fundit, deputetja Jorida Tabaku është shprehur se regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë dhe se politikat e qeverisë nuk janë fokusuar te ndalojne hemoragjinë e largimit të shqiptarëve.

Postimi i plotë

Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor.

Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretëimit të vendit.

Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemoragjinë e largimit të shqiptarëve.

Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie.

#shkolla #nxenes #rinia #vitirishkollor #shqiperia #tirana #nxenes #partiademokratike #joridatabaku

ide