Rënia e masivit shkëmbor në digën e Bovillës, ja zonat e Tiranës që do të mbeten pa ujë

25 Nëntor 2025, 18:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rënia e masivit shkëmbor në digën e Bovillës, ja zonat

Shkëputja e masivit të gurëve pak ditë më parë në afërsi të digës së Bovillës ka bërë që disa zona në Tiranë të mbeten pa ujë.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë rrëshqitja e masivit shkëmbor ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut dhe zona e Yzberishtit.

 

Po ndodh...