"Hajde këtu të q**** ropt"/ Dështon grabitja e të rinjve në Greqi, shqiptari u del me shkop!
10 May 2026, 16:33 / AKTUALITET

Një tentativë grabitjeje ka dështuar në një minimarket në Selanik, pasi dy të rinjtë që hynë për të vjedhur nuk e prisnin reagimin e menjëhershëm të pronarit shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit.
Sipas videos së publikuar nga media greke, dy persona të rinj, me fytyrat të mbuluara dhe me kapuç në kokë, hynë në minimarket me qëllim grabitjen.
Por situata mori një kthesë të papritur, pasi pronari shqiptar reagoi menjëherë.
Duke i sharë në shqip dhe me një shkop në dorë, ai i ndoqi autorët, të cilët u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë./Voria.gr
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
Nga Bato Kosova
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128