Tirana shpëton sezonin, Vora dërgon në Kategorinë e Parë Bylisin, Teuta në ankthin e Play Out

Këtë të dielë u mbyll sezoni i rregullt Superiores, teksa u luajtën ndeshjet e fundit. Tirana nuk i lë asgjë rastësisë, fiton ndaj Elbasanit 1-3 dhe shmang “Play Out”. Një ndeshjee cila kishte pothuajse gjithçka brenda, duke filluar që nga tensioni dhe përplasja, deri tek ndërprerja e përkohshme e ndeshjes. Me këtë sukses, bardheblutë shpëtojnë sezonin i cili rezultoi mjaft i vështirë dhe tashmë synimi mbetet rikthimi me pretendentëve.
Vora shpëton nga rënia pas triumfit të madh 5-2 ndaj Bylis. Ky rezultat dërgon në Kategorinë e Parë ballshiotët, të cilët i bashkohen Flamurtarit.
Pavarësisht fitores 3-2 të Teutës ndaj kampionëve të Egnatias, durrsakët shkojnë në “Play Out” dhe do të kërkojnë nëpërmjet kësaj faze, qëndrimin mes më të mirëve.
Në takimet e tjera të zhvilluara këtë pasdite, Vllaznia-Flamurtari përfundoi 2-0, ndërsa Partizani-Dinamo u mbyll me shifrat 2-1.
4 vendet e para që do luajnë në “Final Four’ janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo. 6 ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128