Reshjet/ 5 njësi administrative në Gjirokastër pa energji elektrike!Bllokohen disa akse

Reshejet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Gjirokastër ku janë bllokuar di sa akse si aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë" në Ballaban, aksi Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe ne aksin rural Zenelaj-Zhulat.
Koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull, Odrie Bashkia Gjirokastër.
Po punohet me intensitet për pastrimin e gurëve të përrenjve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe në të gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave.
-
Parashikimi i motit 21 nëntor 2022
21 Nëntor, 06:59
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
