Reshjet e dëborës, gjashtë fshatra të bllokuara në qarkun Dibër, shkollat i rikthehen mësimit

15 Janar 2025, 09:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet e dëborës, gjashtë fshatra të bllokuara në

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht.

Autoritetet vendore kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nga reshjet e borës, ndërsa raportohet për 6 fshatra të bllokuara në Qarkun e Dibrës.

Këto fshatra janë të njësive të thella të Lurës, Sllovës, Kalajës së Dodes, Ostrenit dhe Trebishtit.

Në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, lëvizet pa problem si Peshkopi-Tiranë, Kukës-Peshkopi, ndërsa 50% e rrugëve rurale lëvizet vetëm me zinxhir.

Energjia elektrike është rikthyer në të gjithë Qarkun e Dibrës.

 

Po ndodh...