Reshjet e shiut shembin banesën në Gjirokastër, familja në qiell të hapur
24 Janar 2026, 10:58 / AKTUALITET

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar shembjen e një banese, në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës.
Sipas informacioneve, si pasojë e dëmtimeve, banesa është shpallur e pabanueshme, ndërsa kryefamiljari Leonidha Çepa ka deklaruar se tashmë jeton në qiell të hapur dhe ka larguar pjesëtarët e tjerë të familjes nga fshati për t’i mbrojtur.
“Kjo ishte shtëpia ime. Tani flë jashtë, e gjithë prona ime është mbuluar; muri ka rënë dhe të gjitha gjërat e mia janë brenda,” është shprehur Leonidha Çepa për News 24, duke kërkuar ndihmë nga shteti.
Ndërkohë raportohet se si pasojë e reshjeve, në këtë qark janë konstatuar problematika dhe dëmtime në rreth 130 shtëpi dhe biznese të tjera, ndërsa 14 familjeve kanë mbetur të pastreha.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128