Reshjet e shumta të shiut shkatërrojnë bordurën anësore të rrugës në Gjirokastër

22 Nëntor 2022, 21:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet e shumta të shiut shkatërrojnë bordurën anësore

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të bordurës anësore në rrugën drejt lagjes “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.

Sasia e madhe e ujit ka bërë që të ketë rrëshqitje, duke bërë që një pjesë e rrugës të ketë probleme.

Autoritetet dhe banorë të zonës ndodhen duke monitoruar situatën në atë pjesë ku ka ndodhur rrëshqitja.

Në qytet e disa fshatra situata paraqitet e rëndë. Varrezat e qytetit janë përmbytur ndërsa forca të shumta ushtrie kanë punuar për largimin e ujit nga kati i parë i spitalit të Gjirokastrës. 

Po ndodh...

ide