Rrahja e bashkëshortit të gjyqtares së njohur/ Shullazi e organizoi nga burgu me Martinajn e Ndokën! Çfarë zbuluan bisedat në SKY ECC

18 Maj 2024, 21:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrahja e bashkëshortit të gjyqtares së njohur/ Shullazi e

Një prej ngjarjeve të zbardhura nga hetimet e SPAK për goditjen e grupeve kriminale në vend është edhe dhuna ndaj bashkëshortit të zëvendëskryetares së Gjykatës të Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani.

Ajo vijon të ushtrojë detyrën e saj në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndërsa burri i saj ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Në bisedat e aplikacionit të SKY ECC të zbardhura nga SPAK, ka rezultuar se organizator i rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, është Emiljano Shullazi.

Sipas informacioneve, personat që bënë të mundur rrahjen brutale të gjyqtares janë Emiljano Shullazit, ish-deputeti i PS Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, persona të përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.

Katër vite më parë, në vitin 2019 gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi ekskluzivisht kërcënimin ndaj gjyqtares, por drejtësia e pushoi çështjen.

 

Po ndodh...

ide