Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë

17 Maj 2026, 14:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur,

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në aksin rrugor Gramsh–Kukur, një segment problematik prej vitesh për banorët e zonës.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore për dyqanet e njësisë administrative Kukur ka mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës ka rrëshqitur.

Mjeti ka mbetur i varur në buzë të rrugës, ndërsa drejtuesi i tij kërkon ndërhyrje urgjente, pasi ekziston rreziku që kamioni të shembet dhe të përfundojë në greminë, raporton news24.

Për shkak të situatës së krijuar, aksi rrugor është bllokuar plotësisht, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për stabilizimin e rrugës dhe zhbllokimin e qarkullimit.

Po ndodh...