Rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, i arrestuari kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. U kap duke trafikuar kokainë

Personi që shihni në foto është trafikanti Enea Sulejmani, i cili u kap mbrëmjen e së enjtes duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në Tiranë.
Në momentin e ndalimit, Enea Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien e tyre.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur Sulejmanin në pjesën e kofshës.
Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve nuk ka rrezik për jetën.
Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Sakaq, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj janë dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me Sulejmanin.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


