Rritja e rasteve të reja me COVID në vend, ekspertja e ISHP-së tregon arsyet

22 Qershor 2022, 15:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rritja e rasteve të reja me COVID në vend, ekspertja e ISHP-së

Nga pasqyra  e përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëvë të fundit në vend janë regjistruar 219 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin është 829.

Në lidhje më këtë trend në rritje ekspertja e ISHP, Rovena Daja është shprehur për News24 se kjo po ndodh në të gjithë Rajonin.

Arsyet sipas saj janë eventet e fundit që janë zhvilluar dhe ardhja e turistëve të huaj.

Daja theksoi se ka rënë interesi i personave që kërkojnë të vaksinohen.

Por duke parë rastet në rritje të ditëve të fundit, ka pasur kërkesa të shtuara, kryesisht nga moshat e thyera që bëjnë dozat e treta ose të katërta dhe të rinjtë.

Sipas mjekes, nuk përjashtohet mundësia që të ndeshemi sërish me valë të tjera infektimesh, por megjithatë, sipas saj, mutacionet e ardhshme priten të jenë më të moderuara dhe me fuqi infektimi më të vogël.

 

Po ndodh...

ide