Rrugorja masa strikte në Vlorë/ Arreston tre shoferë gjatë 48 orëve të fundit

14 Shkurt 2025, 14:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrugorja masa strikte në Vlorë/ Arreston tre shoferë gjatë

Policia Rrugore në Vlorë ka marrë masa strikte. Mësohet se janë arrestuar tre drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sakaq, u procedua në gjendje të lirë një shoferë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin këmbësor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Vihen në pranga 3 shtetas që drejtonin mjetet, në mënyrë të parregullt.

Policia Rrugore e qarkut Vlorë ka vijuar me monitorime dhe kontrolle të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, 3 drejtues mjetesh, konkretisht shtetasit:

59 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

60 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin banues në Selenicë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Peshkëpi-Selenicë”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore e qarkut Vlorë do të vijojë kontrollet intensive. Apel qytetarëve, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë.