Sekuestrohen mbi 63 kilogramë lëndë narkotike në doganën e Kakavijës! Arrestohen shoferi i makinës dhe pasagjeri! Ja vendi ku kishin fshehur drogën

31 Mars 2025, 15:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sekuestrohen mbi  63 kilogramë lëndë narkotike në

63.2 kilogramë lënë narkotike të llojit kanabis janë sekuestruar sot në doganën e Kakavijës

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrolleve me mjete logjistike dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, policia gjeti të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Shoferi i makinës kishte futur drogën në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit.

60 pakot me kanabis ishin  të mbështjella me natriban.

Për pasojë në pranga ra shoferi i makinës dhe pasagjeri. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.

Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare bazuar dhe në inteligjencën policore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore dhe duke përdorur dhe qenin antidrogë, Policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Vihen në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike dhe një shtetase që udhëtonte me të.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve, Policia gjeti dhe 1890 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin që drejtohej nga shtetasi O. K.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një vend të fshehtë të krijuar posaçërisht në parafangot e automjetit dhe në shasinë e automjetit, 60 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit;

-E. Xh., 45 vjeçe, banuese në Fier, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.

Strukturat e DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër po vazhdojnë kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduarale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

Po ndodh...