
Japrak i hapur me gjethe lakre

Përbërësit:
1 lakër mesatare
300 gr mish i grirë
1 filxhan çaji oriz
1 qepë e madhe
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji nenexhik
1 tufë majdanoz ose kopër
Lëngu i 1 limoni
Kripë dhe piper i zi sipas shijes
Për salcën:
2 vezë
1 limon lëngu
Pak nga lëngu i gjellës
Përgatitja:
Ndajmë lakrën në fletë dhe e lëmë 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë, më pas e kullojmë, e lëmë të ftohet dhe e presim në shirita. Në një tigan, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë orizin, kripën, piperin dhe nenexhikun. I përziejmë mirë për 2-3 minuta, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë majdanozin ose koprën e grirë. Në një tavë shtrojmë gjysmën e lakrës së prerë, vendosim mbi të përzierjen me mish dhe oriz, e hapim mirë dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të lakrës. Shtojmë ujë sa të mbulojë përbërjen dhe e vendosim gatimin në pjekje në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta. Në minutat e fundit rrahim vezët me lëngun e një limoni dhe pak nga lëngu i gatimit. E shtojmë salcën në tavë dhe e lëmë në furrë për 5 minuta të tjera që salca të lidhet pak. Gatimin e shërbejmë të ngrohtë me pak piper të zi sipër dhe bukë të thekur.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128