Festimet në Kosovë, Falja e Fitër Bajramit bëhet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

30 Mars 2025, 12:28 / KOSOVA ALFA PRESS
Festimet në Kosovë, Falja e Fitër Bajramit bëhet në

Pas muajit të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjes iu drejtuan xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Bajrami nuk ka datë të përcaktuar. Ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Manifestimi qendror i festës së Fitër Bajramit në Kosovë, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, i cili nisi me faljen e namazit, pas të cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Kurse pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, myftiu Tërnava tha se kjo festë ka një peshë të thellë fetare, sociale, pasi është një shpërblim prej Zotit, andaj me të drejt ky moment konsiderohet moment reflektimi, falënderimi dhe lutjeje, duke rikujtuar rëndësinë e devotshmërisë, mirënjohjes, solidaritetit dhe bashkimit familjar.

Ai tha se familja është bërthama që ndërtohet jeta dhe është obligim për përkujdesje. Tërnava ka shprehur shqetësimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe tërë shoqërisë lidhur me vrasjet që kanë ndodhur në vend, sidomos në dy javët e fundit, ku humbën jetën katër qytetarë.

Po ndodh...