Zbehen shpresat për të mbijetuar nga tërmeti tragjik që tronditi Mianmarin, numri i viktimave shkon mbi 2700

1 Prill 2025, 13:55 / BOTA ALFA PRESS
Zbehen shpresat për të mbijetuar nga tërmeti tragjik që

Ka shkuar në mbi 2700 numri i viktimave nga tërmeti i 28 marsit në Tajlandë.

Autoritetet në Mianmar kanë bërë të ditur se shifrat do të jenë në rritje, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë gjithnjë e më të vogla.

Këtë të martë pikërisht në orën kur u shënuan lëkundjet prej 7.7 ballë në vend u mbajt një minutë heshtje ndërsa u shpall një javë zi kombëtare.

Autoritetet ndërkombëtare nga ana tjetër kanë apeluar për rritjen të mbështetjes financiare dhe me medikamente.

Numri i të lënduarve që kanë kërkuar ndihmë në spitale ka shkuar mbi 4500 por 441 të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.

Mianmari është ende i tronditur nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi vendin të premten, më 28 mars.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 km  në veri-perëndim të qytetit të Sagaing, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Tërmeti i fortë rrëmbeu rrugët, dëmtoi ura dhe rrafshoi shumë ndërtesa në Myanmar - një vend me rreth 55 milionë banorë.

Po ndodh...