
Alarm nga e majta, Dinamo udhëton e cunguar në Korçë


Dinamo nuk ka kohë as për të shijuar derbin, pasi vjen menjëherë ndeshja e radhës dhe misioni vazhdon, aq më tepër që vendi i parë, Egnatia, është vetëm një pikë larg.
Kundër Partizanit skuadra e Ilir Dajës tregoi forcën dhe u konfirmua si një nga më të mirat e këtij sezoni, pavarësisht se kishte mungesa të rëndësishme, më e madhja ajo e Mandelës, kryegolashënues i ekipit. Beteja e radhës është jo e së dielës në Korçë kundër Skënderbeut në orën 17:00.
Korçarët synojnë mbijetesën dhe janë në pozita delikate, teksa blutë nga ana tjetër nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren në mbajtjen e dy vendeve të para, që të japin avantazhin e barazimit në gjysmëfinale. Edhe në këtë transfertë trajneri Daja do të duhet të bëjë pa disa nga lojtarët kryesorë.
Naser Aliji është mungesë e sigurt për këtë sfidë, pasi kundër Partizanit mori kartonin e katërt të verdhë dhe merr një ndeshje pezullim. Mungesa e tij shkakton alarm në krahun e majtë, sepse pritet të mungojnë edhe Lorran. Braziliani pësoi një dëmtim muskulor në derbi, që dyshohet të jetë tërheqje e gradës së parë.
Dyshime ka edhe për Tolin, që gjithashtu la fushën për shkak të një shqetësimi muskulor, që fatmirësisht në rastin e tij nuk është aq shqetësues. E paqartë mbetet situata për Dejvi Bregun, që gjithashtu vuan nga një dëmtim, por edhe për Mandelën dhe Ditën. Sulmuesi në ndeshjen e fundit ishte në stolin e rezervave.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128