
Meloni: Vendimi për Le Pen mohon përfaqësimin e miliona qytetarëve

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka shprehur acarimin e saj për një ndalim të përkohshëm që parandalon ikonën franceze të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila është dënuar për përvetësim, të kandidojë për postin.
Meloni i tha gazetës ”Il Messaggero” në komentet e botuara të martën se ajo nuk ishte në dijeni të akuzave kundër Le Pen dhe as arsyet e “një vendimi kaq të ashpër”.
“Por, unë nuk besoj se kushdo që vlerëson demokracinë mund të jetë i kënaqur me një vendim që prek liderin e një partie të madhe dhe u mohon miliona qytetarëve përfaqësimin e tyre”, theksoi Meloni.
Politikania nacionalista Le Pen u shpall fajtor të hënën për përvetësim të fondeve publike.
Një pjesë e dënimit është një ndalim pesëvjeçar nga kërkimi i posteve publike.
Vendimi ka të ngjarë t’i japë fund planeve të Le Pen për të konkurruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, me procesin e gjatë ligjor që nuk ka gjasa të përfundojë përpara votimit.
Le Pen e dënoi vendimin, i cili përqendrohet në keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian nga partia e saj, si “politik” dhe planifikon të apelojë.
Gjykatësi e dënoi Le Pen me katër vjet burg, dy prej tyre të pezulluar dhe dy të tjerët me një etiketë elektronike dhe jo me paraburgim. Le Pen iu dha gjithashtu një gjobë prej 100 000 eurosh (108 000 dollarë).
-
Shpërthen vullkani në Islandë, nisin evakuimet
1 Prill, 12:53

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128