
“Besojmë te titulli”, Conte para Milanit: Do na duhet të vuajmë në fushë

30 Mars 2025, 13:32 / SPORT

Napoli do të kërkojë fitoren në ndeshjen ndaj Milanit, për të vazhduar kështu garën për titull. Trajneri i napoletanëve, Antonio Conte doli në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund dhe vetëm 3 pikë larg nga vendi i parë, do të ishte çmenduri të thoja që nuk mendojmë për titullin kampion. Është e drejtë të besojmë. Milani është një skuadër e shkëlqyer dhe do na duhet të vuajmë në fushë. Në disa ndeshje kemi merituar më shumë.
Megjithatë, e rëndësishme është që të largohemi nga fusha me fanellën e lagur, pasi të kemi dhënë maksimumin, ashtu siç e duan edhe tifozët. Kemi nevojë për mbështetjen e tyre ndaj Milanit”, deklaroi Conte.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128