Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE mbërrin në Tiranë, pritet takim me kreun e KQZ Celibashi

1 Prill 2025, 11:55 / POLITIKË ALFA PRESS
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE mbërrin në

Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme.

Në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një takim, edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Misioni i vëzhguesve ka një vëmendje të veçantë ndaj zgjedhjeve nisur edhe nga profili i lartë i Zannier.

Në 12 maj në mesditë pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.

Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.

Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Anëtarët e ekipit të ekspertëve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, që do të drejtohet nga Ambasadori Lamberto Zannier:

Mark Jonathan Stevens (MB), Zëvendës Shefi i Misionit

Júlia Manchin (Hungari), Analist Politik

Rishi Datta (Kanada), Analist Zgjedhor

Smaranda Ileana Săndulescu (Rumani), Analist Ligjor

Elma Sehalic (Gjermani), Analist i Medias

Poline Maria Lemos (Mbretëria e Bashkuar), Koordinator i Vëzhguesve afatgjatë

Lisa Past (Estoni), Analist i Teknologjive të Reja të Votimit

Ruslan Ovezdurdyyev (Turkmenistan), Ekspert për Operacione

Michal Antoni Ostankowicz, Oficer për Prokurime dhe Kontrata në ODIHR

Firuza Garibshoeva, Oficer Financiar në ODIHR

Davor Corluka (Bosnjë dhe Hercegovinë), Ekspert për Sigurinë

Kamila Joanna Kolinska, Asistente e Burimeve Njerëzore në ODIHR

Kakha Inaishvili, Këshilltar për Zgjedhje në ODIHR

Po ndodh...