Sekuestrohen rreth 20 mijë euro në Kakavijë

Sekuestrohen gjatë kontrolleve, rreth 20 mijë euro në Kakavijë!
Nën hetim dy persona nga Kuçova pasi nuk i kishin deklaruar.
Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Dh. H., të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K., të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.
Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. H., 47 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

