Shantazh në Instagram/ “3 mijë euro ose do të zbulojmë lidhjen intime”, arrestohen tre persona në Elbasan

17 Tetor 2022, 10:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shantazh në Instagram/ “3 mijë euro ose do të

Arrestohen 3 persona pasi akzuohet se kanë kërcënuar një person se nëse nuk i jepte para do i zbulonin lidhjen intime.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H.

H.P.., shantazhohej nëpërmjet platformës Instagram për t’i bërë publike lidhjen intime. Autorët kërkonin 3000 euro për të mos bërë publike lidhjen intime.

Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan, të cilët më pas e kanë arrestuar.

 

Po ndodh...

ide