Shantazhoi 33-vjeçarin me postime në TikTok për 1000 euro, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

31 Mars 2025, 10:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shantazhoi 33-vjeçarin me postime në TikTok për 1000 euro,

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Imazhi”, duke zbuluar dhe goditur dy raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Në njërin prej rasteve, uniformat blu arrestuan 27-vjeçarin Fadil Tafa dhe proceduan një 25-vjeçare, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar një 33-vjeçar për t’iu dhënë 1000 euro në këmbim të fshirjes së disa postimeve që preknin jetën e tij private në rrjetin social “TikTok”

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit:

“Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.”

Ndërkohë, në një tjetër rast, policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin L. H., i cili akuzohet për shantazh dhe kërcënim për dhënien e pasurisë, bazuar në një kallëzim të bërë më 14 mars.

 

Po ndodh...