SHBA/ Familja e studentit shqiptar dëmshpërblehet 75 milion dollarë, miqtë postuan në internet 5 orë agoni dhe vdekjen e tij!
Familja e studentit shqiptar Denis Preka do të dëmshpërblehet me vlerën 75 milion dollarë për vdekjen e djalit të tre. Gjyqi për vdekjen e një 21 vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara ka vendosur një precedent të ri në drejtësinë amerikane.
Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne në fillim të këtij muaji vendosi që të jepte një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një lloj droge të paligjshme dhe e çoj në vdekjen e studentit të shkëlqyer shqiptaro-amerikan, Denis Preka. Ata nuk I treguan se ccfarë po I jepnin, sepse menduan se do të ishte qesharake të shihje se si reagonte pasi të pinte një drogë të familjes së ekstazisë.
Dhe sikur të mos mjaftonte dhënia e drogës, të rinjtë kanë xhiruar dhe postuar në rrjetet sociale agoninë dhe vdekjen e studentit të shkëlqyer shqiptar.
Mbrëmjen e 18 marsit 2019, 21 vjeccari Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.
Djaloshi shqiptar hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat tragjik e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimaigjueshëm.
Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një drogë e rrezikshme dhe e paligjshme e dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington ekstazi.
Në pamaturinë dhe injorancën e tyre, miqtë e tij bënë sehir dhe regjistruan nëvideo vuajtjet e agonisë së Denisit, duke supozuar se ai thjesht po kërcente, dhe ata postuan video në Snapchat videon vdekjes së studentit, duke ekspozuar momentet e tij të fundit në këtë botës. “Denisi vuajti deri në pesë orë atë natë dhe i pandehuri kryesor në gjyq po e filmonte e postonte si story në Snapchat ccdo gjë që po ndodhte... "
Shkaku i vdekjes së Prekës rezultoi të ishte edemë e rëndë dhe mbingarkesë e trurit dhe mushkërive nga dehja me drogë, sipas padisë. Prindërit e Prekës thanë se besojnë se ai vdiq diku rreth orës 2 të mëngjesit, por padia pretendon se Wiedmaier nuk telefonoi 911 deri pas orës 9 të mëngjesit, duke thënë se Preka kishte probleme me frymëmarrjen. Trupi i Prekës ishte ftohur kur mbërriti policia, sipas denoncimit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128