Sherr mes të burgosurve në Itali, shqiptarët hapin me forcë qelinë e rivalëve
Disa të burgosur janë përfshirë në një sherr masiv në burgun e Bassones në Komo, ku mes tyre ka patur edhe shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur pasdite e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.
Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve. Katër prej policëve, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.
Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.
Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.
Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
