Sherr mes të miturve në Sarandë, plagoset 15-vjeçari
7 February 2025, 16:38 / AKTUALITET

Një sherr mes të miturve është raportuar në Sarandë. Për pasojë një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në shpatull pasi është goditur nga një 12-vjeçar, dyshohet me mjet prerës. I plagosuri është transportuar në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 12-vjeçari u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
Nga Red Varaku
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Nga Andri Nurellari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




