Sherr mes të miturve në shkollën 'Qemal Stafa', njëri plagoset me thikë

8 Janar 2024, 15:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr mes të miturve në shkollën 'Qemal Stafa',
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...