Sherr në një lokal në Fier, 53-vjeçari grushton 2 persona, arrestohet

Një 53-vjeçar nga Fieri, ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe më pas është përfshirë në një sherr fizik brenda një lokali.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka dhunuar me grushte dy persona të tjerë.
“-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi ka dalë nga banesa, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe për motive të dobëta, në një lokal, ka goditur me grushte, 2 shtetas.“- njofton policia.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet, ndërsa 53-vjeçari është marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
-
Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete
29 Dhjetor, 12:11 -
-
-
34-vjeçari nga Gramshi dhunon gruan, vihet në pranga
29 Dhjetor, 11:51 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





