Sherr në një lokal në Pogradec, dhunohen me sende të forta dy vëllezër

2 Tetor 2023, 12:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në një lokal në Pogradec, dhunohen me sende të forta
Dhunohen dy vëllezër në një lokal në Pogradec. 

Uniformat blu kanë vendosur në pranga një prej autorëve 37-vjeçarin me iniciale L. B., dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët, 23 vjeçarin me iniciale E. B.,dhe 44 vjeçarin me iniciale A. B.,të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël. Dy vëllezërit e dhunuar I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Raportohet se dy të rinjtë kanë marrë dëmtime fizike. Ndërsa 3 autorët e dyshuar kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit me iniciale B. B.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B.”

ide