Sherr në një servis makinash në Gjirokastër, plagoset me thikë 38-vjeçari
21 Gusht 2024, 16:51 / AKTUALITET

Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Gjirokastër, pas një sherri mes dy personave në një servis makinash në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.
Autoritetet policore raportojnë se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arratisur pas krimit. Policia e Gjirokastrës bën me dije se po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Nga Alfapress
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Nga Albert Zadrima
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128