Shiste kanabis në lagjet e Fierit, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 28-vjeçar që shiste doza cannabisi në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit.
Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, 2 celularë, automjeti që drejtonte si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se 1 shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në rrugën kryesore të fshatit Poro, u kap në flagrancë shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Poro.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky e shtetas siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

