Shkëmbim zjarri mes ushtrisë dhe trafikantëve në Ekuador, shpëtohen 2 pengje shqiptare!

2 Maj 2025, 12:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkëmbim zjarri mes ushtrisë dhe trafikantëve në Ekuador,

Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuadot, ku forcat e rendit u patën një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së një ferme.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.

Pas neutralizimit të situatës, autoritetet shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre ekuadorianë. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan armë zjarri, municion, telefona celularë dhe pajisje që përdoren për lidhjen e pengjeve.

Të gjithë personat e përfshirë dhe provat janë dorëzuar tek autoritetet për hetime të mëtejshme, ndërsa emrat e shqiptarëve të shpëtuar nuk janë bërë ende publikë.

 

Po ndodh...

ide