Shkresa/ Jep dorëheqjen e parevokueshme drejtori i RTSH, Alfred Peza

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i drejtori të RTSH-së. Ai i ka dorëzuar letrën e largimit nga posti të Këshillit Drejtues të RTSH-së ditën e sotme (6 Shtator).
“Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Alfred Peza mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar në Qershor 2023.
Ai u zgjodh unanimisht nga Keshilli Drejtues i RTSH-së në Qershor 2023 dhe do të shërbente në krye të institucionit për një mandat pesëvjeçar.
Por, Alfred Peza është larguar nga posti i drejtorit të RTSH-së duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme.
Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

