Shkuan të pambrojtur për të arrestuar “killer”-in, Dan Hutra: Po të doja i vrisja dhe policët

3 Mars 2023, 10:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkuan të pambrojtur për të arrestuar “killer”-in,

Autori i masakrës mbi gratë që tronditi vendin, Dan Hutra, gjatë arrestimit nuk kishte bërë rezistencë, sipas policisë ai u tregua bashkëpunues madje Hutra  iu kishte thënë se po të donte edhe i vriste punonjësit e policisë, të cilët kishin shkuar të pambrojtur për të arrestuar “killer”-in që kishte përgjakur Tiranën, nga Astiri në Kamzë.

Po ashtu, u tha se ai iu ishte lutur ta linin të vriste edhe një person të katërt, të cilin e kishte në planet e veta për ta ekzekutuar, ndërsa për pjesën tjetër ai e kishte realizuar, shkruan Panorama.

"Kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim 40-vjeçaren në ‘Astir’, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja, sepse më kishte 80 mijë euro borxh”.

"Më pas, shkova në Kodër-Kamzë, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat, nxora thikën dhe sulmova me thikë”.

“Më pas, kisha dy objektivë, vëllanë e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”.

Në mbyllje të dëshmisë, Dan Hutra thotë: “Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie, të cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër, po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4-t unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”.

 

Po ndodh...

ide