Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga në Kurbin, dërgohet me urgjencë te Trauma

19 Dhjetor 2024, 16:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga në Kurbin, dërgohet me

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin. Mësohet se drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shoferi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 15:00, në fshatin Skuraj, shtetasi F. F., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi F. F., i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128