Shpellzaj pretendoi se i dhunuan djalin, dalin pamjet e sherrit te Klani: 5 djem godasin një person e pastaj i thyejnë xhamin e makinës! Shoferi i jep gaz dhe i merr përpara

7 Mars 2026, 12:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpellzaj pretendoi se i dhunuan djalin, dalin pamjet e sherrit te Klani: 5 djem

Janë publikuar pamjet e sherrit të ndodhur mes banorëve të Rrjollit dhe djalit të ish-drejtorit të Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, jashtë ambienteve të televizionit Klan.

Në pamjet e publikuara nga Klan.Tv shikohen një grup djemsh të rinj të cilët pastaj i afrohen dhe godasin një tjetër, që mendohet të jetë djali i Shpellzajt.

Pas sherrit me grushte e shkelma mes tyre, ky i fundit shfaqet duke hipur në makinën e tij. Sapo hipën ai përballet me një tjetër sulm të ashpër nga personat që u konfliktua pak çaste më parë, pasi këta të fundit i thyejnë xhamin e makinës.

Referuar pamjeve të publikuara, pasi hipën në makinë djali i Shpellzaj shikohet teksa i jep gaz ndonëse para tij ishin disa prej personave që e goditën, ku njëri prej tyre përfundon sipër makinës së tij e pastaj në tokë.

Situata është tensionuar që pas një deklarate të dhënë nga ish-drejtori i Kadastrës i cili në fjalën e tij për “Opinion” theksoi se banorët e Rrjollit nuk kanë pse i pezullojnë punimet për ndërtimin e resortit turisitik në zonën e tyre. Shpellzaj pretendon se banorët nuk kanë asnjë dokumentacion që të vërtetojë pronësinë e tokave në Rrjoll.

Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla ka denoncuar se së fundmi disa persona të ish-drejtorit i kanë dëmtuar makinën  duke tentuar t’i vjedhin atij dokumentet përmes të cilave vërtetohet pronësia e tokave të Rrjollit.

Kujtojmë se banorët e Rrjollit po protestojnë prej më shumë se një muaj kundër realizimit të resortit turistik në zonë, për të cilën janë shprehur se tokat përreth janë të tyre.



Po ndodh...