Mediet e huaja zbulojnë "çudinë" e madhe: Venezuela është transformuar pas arrestimit të Maduros
Nga Joseph A. Wulfsohn, FOX NEWS
Korrespondenti i medies liberale, NPR, Eyder Peralta, u habit nga vizita e tij e fundit në Venezuelë pas arrestimit të presidentit të vendit, Nicolás Maduro, nga presidenti Donald Trump.
“Ajo që është absolutisht surrealiste kur zbret në aeroport janë shenjat në spanjisht, rusisht, arabisht dhe gjuhën kineze, gjë që tregon se me çfarë përballej ky vend pak muaj më parë,” tha Peralta. “Dhe pastaj del në rrugë dhe njerëzit këtu të thonë se ndihen sikur është hequr një barrë”.
Ai vazhdoi: “Për herë të parë pas shumë kohësh, ka protesta në rrugë. Grupet opozitare mbajnë takime publike. Isha dje te godina e Ministrisë së Drejtësisë, dhe kishte një grup protestuesish që po kërkonin lirimin e të gjithë të burgosurve politikë”.
Peralta kujtoi takimin e tij me Edward Ocariz, një ish-të burgosur politik, që sipas Peraltas kishte “përjetuar tërbimin e kësaj qeverie”.
“Por pastaj, pikërisht aty në publik, ai sfidoi qeverinë. ‘Na quajnë tradhtarë,’ tha ai, ‘por shikoni ata tani,’” tha Peralta. “'Tani janë ata, që jo vetëm po gjunjëzohen, por po flenë me Shtetet e Bashkuara'. Dhe për t’u qartësuar, ai mendon se ndërhyrja e SHBA-së ishte e keqe, por gjithashtu mendon se diçka e mirë doli prej saj, dhe kjo i lejon ta thonë këto publikisht pa rrezikuar të kthehen përsëri në burg”.
Korrespondenti i NPR tha se vuri re “shumë buzëqeshje” gjatë vizitës së Sekretarit të Brendshëm të SHBA, Doug Burgum, i cili ishte duke ndërmjetësuar një marrëveshje me qeverinë e përkohshme venezuelase, duke synuar mineralet për të cilat SHBA varej nga Kina dikur.
“Dhe këto janë mineralet në laptopin tuaj, për shembull, dhe ai thotë se Venezuela me shumë gjasë i ka ato minerale,” tha Peralta. “Kompanitë amerikane do të donin t’i nxirrnin ato, dhe Venezuela papritmas mund të bëhet kyçe për t’i ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të thyejnë varësinë nga Kina — një situatë fitim‑fitim, e quajti ai. Dhe dje, Trump tha ‘Venezuela po funksionon’. Edhe një herë, ai e paraqiti këtë si model për ndryshimin e regjimit”.
Administrata Trump e shokoi botën në janar kur kapi presidentin Nicolás Maduro dhe gruan e tij gjatë një operacioni natën, me qëllim që t’i sjellë ata para drejtësisë në SHBA për akuzat penale të ngritura ndaj tyre në vitin 2020.
Departamenti i Shtetit njoftoi të enjten se SHBA po rivendos “marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore” me qeverinë e përkohshme venezuelase.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128