Shpërthim me tritol pranë burgut të Fushë-Krujës, policia në vendngjarje
28 Maj 2025, 23:19 / AKTUALITET

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të Fushë Krujës.
Mësohet se shpërthimi ka ardhur nga gjeneratori, që besohet se më parë ka marrë flakë dhe depozita e karburantit ka plasur. Ka një numër të madh efektivësh në vendngjarje.
Zhurma është dëgjuar në zonë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Po hetohet edhe pista që gjeneratorit mund t’i jetë vendosur tritol, por këto janë vetëm dyshime paraprake. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.
Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





