Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Reagon policia

25 Maj 2023, 23:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Reagon policia

Policia ka bërë me dije se lënda plasëse që shpërtheu këtë të enjte në rrugën “Fadil Deliu”, rreth orës 21:50 u vendos në një fasoneri.

Objekti është në pronësi të shtetasit Italian R. B.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar, thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa informohet gjithashtu se dëmet kanë qenë vetëm materiale dhe nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashmye e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128