Shqipëria vendos hapjen e ambasadës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Gjatë mbldhjes qeveritare të një dite më parë, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Mësohet se shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
VENDIMI I QEVERISË:
V E N D I M PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Kujtojmë që ka një numër të madh shqiptarësh që jetojnë në Sarajevë. Madje, historia ka treguar që në vitet 1970–1981, në Sarajevë, ka ekzistuar një shkollë e arsimit fillor në gjuhën shqipe, shkolla “Bane Šurbat” në Gërbavicë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
