Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të fuqishme ndër vite

19 Janar 2023, 12:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

Shqipëria është zonë sizmike dhe shpesh vendi ynë ka pasur tërmete shkatërrimtarë, ne bëjmë pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës; Shqipëria perëndimore; zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë).

Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me 6 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet 1 tërmet me afro 9 ballë, duke e bërë kështu Shqipërinë një rajon me aktivitet të lartë sizmik. Megjithatë, Alfapress.al risjell në vëmendje disa prej tërmeteve më të fuqishme që janë regjistruar dhe që kanë shkatërruar qindra banesa e kanë marrë qindra jetë njerëzish ndër vite.

Në lashtësi:

Nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë në vitin 217 e.s. Në Durrës tërmete kanë rënë në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në vitin 1273. Gjithashtu në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit në vitin 1153 dhe të Krujës në vitin 1617. Nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë.

Tërmetet e fuqishme në dekadat e fundit:

30 nëntor 1967 në Dibër dhe Librazhd

Rregjistrohen lëkundje të fuqishme  6.7 ballë.  Si pasojë e këtij tërmeti u shkatërruan 177 fshatra, gjetën vdekjen 18 veta dhe 174 të tjerë u plagosën. Toka ishte çarë me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra.

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

15 prill 1979  Mal i Zi, Tivar,  Shkodër, Lezhë  

6.9 ballë,  shumë qytete në Mal të Zi dhe në veri të Shqipërisë u dëmtuan rëndë. 136 persona vdiqën (101 në Mal të Zi dhe 35 në Shqipëri) kurse në të dy vendet, më shumë se 1000 ishin të lënduar. 

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

24 maj 2017  8 km në veri-perëndim të Bulqizës

4.5 ballë.  Në bashkinë Mat, 7 shtëpi dhe një qendër shëndetësore pësuan dëme në muret e tyre ndërsa 3 shkolla në komunën Bulqizë pësuan dëme të vogla.

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

11 gusht 2018  10 km në lindje të Burrelit

5.1 ballë, 67 shtëpi u dëmtuan në Qarkun Dibër

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

1 qershor 2019 13 km në jug-perëndim të Korçës

5.2 ballë, më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan dhe 5 persona u lënduan kur u shemb një shtëpi në Korçë.

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

21 Shtator 2019 Durrës

5.6 ballë, të paktën 108 njerëz u lënduan dhe më shumë se 120 ndërtesa u dëmtuan.

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

26 Nëntor 2019

6.4  ballë, një tërmet që shkaktoi pasoja fatale në jetë njërëzish dhe shembi ndërtesa dhe duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja. U cilësua si tërmeti më i fortë në vend në këto 30 vitet e fundit. Të paktën 51 njerëz humbën jetën, përfshirë një burrë i cili vdiq pasi u hodh nga një dritare, si rezultat i panikut. Qindra të tjerë u lënduan.

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

Së fundmi një studim italian e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë në botë (pas Japonisë) si zonë sizmike dhe urdhri i Mehmet Shehut

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot një dokument interesant të një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave në viti 1952 për tërmetet.

“Dokumenti që publikojmë sot është një relacion i mbledhjes së Këshillit të Ministrave në viti 1952.

Shqipëria zonë e kuqe/ Njihuni me tërmetet më të

Në këtë mbledhje Mehmet Shehu shprehet se vendi ynë ka rrezikshmëri të lartë për tërmetet, duke iu referuar një studimi të italianëve me në krye inxhinier Morrellin ku thuhej se Shqipëria vjen e dyta pas Japonisë si zonë sizmike.

Po sipas këtij studimi, kryeqyteti i vendit ishte epiqendra dhe për këtë arsye ndërtimet duhet të bëheshin të sigurta për të përballuar tërmete të forta deri në 7 ballë.

Ndërkohë specialistët tanë e rrëzonin si ide duke thënë se në studimet e Morrellit ka ekzagjerime dhe se Shqipëria duhet të ndiqte rregullat e ndërtimeve që përdorte Bashkimi Sovjetik”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave./ Nertila Doko

 

Po ndodh...

ide