Shqiptari zihet në pritë teksa hapte biznesin në Itali, plagoset rëndë me thikë
29 Prill 2023, 17:22 / AKTUALITET

Një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza), është zënë në pritë nga një i panjohur dhe ka mbetur i plagosur rëndë me thikë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa 42-vjeçari shqiptar ishte duke hapur lokalin e tij ‘Seven Lounge bar’, u godit me thikë nga një shtetas Italian.
Shqiptari ka marrë plagë të rënda në mushkëri dhe në këmbë.
Pas sulmit autori u zhduk, duke humbur gjurmët e tij. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa autoritet italiane kanë sekuestruar kamerat e sigurisë përreth.
42-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Vicenzës, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



