Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, avokati i Kokës: Prokuroria është kontradiktore

1 Qershor 2023, 10:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, avokati i Kokës:

Shtyhet sërish seanca për Inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve, ndërkohë që në sallë ishte i pranishëm edhe Alqi Bllako. 

Seanca e radhës do të mbahet më 8 qershor.

Avokati i Lefter Kokës për mediat u shpreh se ka paqartësi për konkluzionet e akuzës, që i kërkoi kur ka ndodhur korrupsioni gjatë procedurave të përcaktimit të tenderit apo gjatë dhenies së tenderit.

Duhet të ketë një rrjedhë logjike në konkluzionet e prokurorisë, në lidhje me pasuritë që dyshohen të përfituara. Lefter Koka është bërë ministër në vitin 2014, kantina nuk mund të lihet në sekuestro sa kohë që është ndërtuar që në fund të viteve 90. Si mund të kërkohet konfiskimi i kësaj prone? Pasuria e sekuestruar është shumë më e madhe se ajo që pretendohet se është përfituar nga korrupsioni, produkti i krimit që kërkon të sekuestrojë prokuroria është i paimagjinueshëm”, u shpreh avokati i Kokës.

SPAK ka dhënë më herët pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ish-ministri Lefter Koka akuzohet për “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve shtetërorë” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë penale”, kryer në bashkëpunim



 

 

 

Po ndodh...