Shuhet pas 6 ditësh zjarri në ladfillin e Elbasanit, në ajër dhe tokë lëshohen substanca të rrezikshme
6 Korrik 2025, 19:05 / AKTUALITET
Më në fund vatra e zjarrit në ladfillin e Elbasanit është shuar totalisht pas 6 ditësh. Tashmë ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore.
Në 6 ditë substanca të rrezikshme janë çliruar jo vetëm në ajër, por tokë e ujë duke e shtuar edhe më tej rrezikun.
Zjarri i cili përfshiu landfillin e Elbasanit në 1 Korrik ishte më i madhi, por jo i vetmi. Prej dy vitesh, çdo verë ky vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët. Kjo i bën qytetarët mosbesues e të pasigurt për të ardhmen, ndërkohë që specialistët propozojnë zgjidhje.
Ndërkohë prej një jave në Elbasan nuk kanë munguar edhe zjarret në pyje e ullishta duke bërë që ekipet herë herë të zhvendoseshin për të ndërhyrë në zona të tjera, e sidomos atje ku kishte rrezik për banesat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
