Si e kuptoi "Rumi" se po hetohej nga SPAK për pronat, zbardhet biseda me "Netin": Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam

Dosja hetimore mbi të cilat u caktua masa e arrestit për grupin e Avdylajve dhe Rumin e Shijakut, Aleksandër Laho, ka një pasazh interesant, ku tregohet sesi Rumi dyshonte se pavarësisht se skema e falsifikimit të pronave ishte e përsosur, diku kishte gabuar.
Në bisedën e tij në "Sky ECC" me Vullnet Muçën, që në dosje shkruhet si "Neti", i kërkon të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të bërë ekspertimin e dokumentacionit të pronave në Durrës.
Më tej ai e pyet, ku ka gabuar, që SPAK po heton çështjen e dokumentave të pronave.
Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC:
1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do shprehem që janë…
L629B3: Atëherë kam fut dhe një avokat tjetër, me taku dikë t’i them të tërhiqet.
1D6E0D: Po ke firmat ajo A thoshte, po me ça kuptova e ka bo me Fredin pak lojën për na…
L629B3: Po vulat si kemi lujt neve.
1D6E0D: Po janë te volumi.
L629B3: Firmat ti e din si kemi lujt as vulat… po volumin i kishin matë dhe ato per aktet…
1D6E0D: 13 pika i kanë kërku spaku.
L629B3: Këtë avokatin që kam fut po e largoj… ta shkëpus… po dhe Fredi të fortë e ka bërë takimin, se ata nuk para takojnë njeri.
1D6E0D: Si duash, po ky do shprehet mirë.
L629B3: Janë shumë Espinoza… po e ke taku ti vet, ska mundësi me u shpreh keq ai, ne njëfarë mënyre ka pranu bashkëpunimin… ky ka taku sot shefin e këtij, bertiti po tha s’kam marrëdhënie me të.
1D6E0D: Po po e ke ok, po un i nejta te kjo pjesë un kam jetu jashtë kam bo 5 lek kam ardh me u bo shtetas, popo aty rri ti në rregull je.
L629B3: Shefi bertiti nuk shkonte mirë me Bertin dhe i thash leje një herë këtë që ka fol, mos u ngatërroni…
1D6E0D: Leje se është ok.
L629B3: Ai që e ka pranu me taku është ok… ka hap rrugën me marrë nai lek… meri lirisht, mos e helton… merrja me kohën avash avash kur të ketë marrë lekët… ta jep dhe vet në fund.
1D6E0D: Do ta respektoj, dhe do ta di për nder gjithë jetës që jena njerëz, ne treg do ta shpreh mirë.
L629B3: Po unë me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata… me rregullu të tjerat.
1D6E0D: Do ta bojmë jo me marrë lekët e bo riekspërtim dhe po të vi të vi po te linja ime…
1D6E0D: Do ta bojmë ok, tha që mos të kesh siklet që me më dyshu.
L629B3: Ok në rregull shumë mirë… po thash doja me ditë po t’u mësove me kohën, ku e ka gabimin që e lujt kemi gabuar neve.
1D6E0D: Mu s’mle najsi dyshim.
L629B3: Pose ndoshta ke ato të s’kuhtit… jo jo ai derisa ka ardh takimi është ok… është me rregull.
1D6E0D: Po po bera sikur ma kap ky hallin ble se me ditë që ikemi bo janë shumë sipërfaqësore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
