Si është gjendja e Janullatos? Mediat greke: Po përpiqen ta zgjojnë, por shëndeti i tij është i brishtë

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndodhet në ditën e 11 të shtrimit në spital, por sërish gjendja e tij mbetet kritike.
Mediat greke raportojnë se mjekët kanë tentuar ditën e sotme që prej mëngjesit që ta zgjojnë, pasi ende është i intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Nëse procesi i zgjimit rezulton me sukses, në fazën e dytë do të tentojnë që ta heqin nga intubimi, por kjo do të varet nga mënyra sesi Janullatos i përgjigjet mjekimeve të personlit që drejtohet nga profesoresha Anastasia Kotanidou.
Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët u përpoqën ta trajtojnë. Ky ishte edhe qëllimi i operacionit që u krye me nxitim. Gjatë ditëve që ka qenë i shtruar në Athinë, shëndeti i 95-vjeçarit ishte përkeqësuar dhe orët e fundit ishte intubuar e transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.
Janullatos ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë.
Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike.
-
Hap i rëndësishëm në karrierën e Hadroj, transferohet në Ukrainë
14 Janar, 20:07 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


