Sistemi i Inspektimeve hyn në fazë të re reformimi drejt standardeve të BE-së

27 Shkurt 2026, 14:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sistemi i Inspektimeve hyn në fazë të re reformimi drejt

Deklaratë për shtyp

Sistemi i inspektimeve po hyn në një fazë të re, shumë të rëndësishme për aspiratën e të gjithë shqiptarëve: procesin e integrimit në BE.

Siguria e qytetarëve, respektimi i ligjit dhe integriteti janë tri shtyllat që do të udhëheqin këtë fazë të rëndësishme. Në këtë kuadër, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, ka zhvilluar një cikël takimesh me inspektoratet qendrore.

Nga ky proces janë evidentuar problematika konkrete në zbatimin e metodologjisë së riskut, në programimin e inspektimeve dhe në qartësinë e kompetencave. Për të gjitha këto, po punohet me përkushtim për ti përmirësuar.

Inspektoratet e Përgjithshme kanë të gjitha kapacitetet profesionale dhe logjistike për të garantuar një ambient më të sigurt. Përkushtimi dhe profesionalizmi i treguar deri më tani kanë ndërtuar themele të forta për ta çuar këtë proces të rëndësishëm në një nivel tjetër. Me këtë objektiv, janë dhënë edhe rekomandimet e nevojshme.

Në vijim, duke nisur nga java e ardhshme, Inspektori i Përgjithshëm, z. Sula, do të zhvillojë një cikël inspektimesh në terren në inspektoratet vendore.

Mesazhi është i qartë: Inspektimi nuk është mjet presioni, por mekanizëm barazie para ligjit.

Në përfundim të kësaj faze, IP do të paraqesë edhe ndryshime në ligjin nr. 99/2024, për të forcuar rolin e sistemit elektronik e-Inspektimi dhe për të garantuar gjurmueshmëri të plotë të procesit si dhe përafrimim e tij   drejt Dispozitave të BE-së si edhe garantimim e një procesi të rregullt ligjor për të gjitha fazat e Inspektimit”

Po ndodh...

ide