Bie zjarr në një godinë pranë Muzeut Nënujor në Sarandë, tymi mbulon zonën
27 Shkurt 2026, 15:56 / AKTUALITET

Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim pranë Muzeut Nënujor në Sarandë.
Flakët janë shfaqur në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u shndërruar në një muze të Botës Nënujore.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve. Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në zonë, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët dhe bizneset përreth godinës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur plotësisht.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Nga Erl Kodra
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Nga Ervis Iljazaj
Fallxhorët e Medias
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128